Ilir Demalia: Shqipëria, shtet i nxjerrë në ankand, rrezikon të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Demalia thekson se elita politike e 30 viteve të fundit është fajtore për gjendjen ku ndodhet Shqipëria.

Në një intervistë për Ora News analisti Demalia shpjegon se klasa aktuale politike po shfrytëzon koronavirusin për të vazhduar sundimin politik.

Sipas Demalisë, Shqipëria është një shtet i nxjerrë në ankand  duke u vënë në dyshim ekzistenca për 100 vitet e ardhshme.

Mendoj që  Shqipëria si një vend i varfër dhe si një shtet ku nuk ka ndërtuar themelet e demokracisë dhe ka mungesë të theksuar të funksionimit të demokracisë është edhe në një gjendje më të rëndë sesa shtetet e tjera. Shtetet e varfra, shtetet e sapo dala nga diktatura, ne e kemi provuar në 1997 ku një Sude dhe një Xhafere rrëzuan gjithë shtetin, mund të kolapsojnë shumë lehtë.

Jetojmë në situatë ku Shqipëria nuk do të ketë ato ndihma dhe atë përkujdes ekonomik, pasi vetë Evropa nuk e di se çfarë dot ë ndodhë me Evropën.

Në këtë situatë unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, por në anën tjetër shqiptarët kanë kaluar çdo kufi durimi me këtë regjim politik që po përdor situatën e koronavirusit apo të tërmetit për profil politik dhe për të vazhduar sundimin politik.

Kjo është e tmerrshme dhe do të ketë shumë pasoja. Borxhi ka shkuar 9.8 mld dollarë, Shqipëria sot është një shtet i nxjerrë në ankand.

Është në dyshim ekzistenca e Shqipërisë në 100 vjetet e ardhshme nëse nuk do të ketë një ndërgjegje kombëtare, nuk do të dalë një elitë politike që të jetë e përgjegjshme për vendin e vet. Kjo elitë politike 30 vjeçare është një rreth vicioz që sillemi në të njëjtën kënetë. Gjendje alarmante”, shprehet ai.

Të fundit

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit...

Buxheti i ardhshëm i BE dhe fati i PAC: Një udhëkryq strategjik për Ballkanin Perendimor

Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një kontekst politik të ngarkuar pas zgjedhjeve europiane të 2024-ës, Komisioni Europian ka paraqitur më 16 korrik 2025 një nga dokumentet...

Lajme të tjera

Web TV