Përplasja/ Reagon Dvorani: Meta s’ka tagër të merret me mandatin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KED-së, Ardian Dvorani e ka cilësuar kërkesën e presidentit Meta drejtuar KLGJ-së si ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Pak para mbylljes së orarit zyrtar këtë të hënë Dvorani ka dhënë argumentet e tij duke thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit të tij.

Presidenti nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatin tim. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit, transmeton Report Tv.

Sipas Dvoranit as Sokol Sadushi, as Ervin Pule dhe Ilir Panda nuk janë pasuesit e tij ç’ka do të sillte lirimin e postit pasi mandati i ka përfunduar. E më tej shton ai si takon KLGj-së të merret me mandatin e tij pasi s’ka tagër.

Më herët ishte presidenti Ilir Meta që i kërkoi KLGJ të shprehet për mandatin e përfunduar të Dvoranit si gjyqtar, i cili njëherazi është edhe kreu KED.

Për këtë çështje komisioni i karrierës në KLGJ përgatiti relacionin i cili do të votohet në mbledhjen e mesditës së të martës më 5 Maj 2020, ku thuhet se mandati i Dvoranit ka mbaruar por nuk është zgjedhur pasuesi.

Po ashtu në këtë relacion thuhet se potencialisht mund të zëvendësohet Dvorani, por kjo vendimmarrje i takon KLGJ. Mbledhja e nesërme pritet të mbahet në kushtet e pandemisë pa praninë e medias, ndërsa kjo është një ndër çështjet më me interes që do të shqyrtojë KLGj që nga krijimi i saj.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV