Arrestohen 2 shqiptarë/Trafik kokaine me mbi 1 mln paund, nga Amerika Latine në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona me origjinë shqiptare akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontejnerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nëse shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shtetasit shqiptarë e prangosur janë Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjeç, pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një sasi kokaine të dyshimtë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar, raporton Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, CNA kanë thënë se droga nëse shitej në treg, mund të vlente mbi 1 milionë paund. Ata thanë se janë të kënaqur me zbulimin ne këtë rast, ndërsa autoritetet deklaruan se nxisin goditjen e veprimtarive kriminale në vend.

Bajraktari dhe Bukzaj pa ndonjë banesë fikse, u paraqitën sot në Gjykatën e Chelmsford, ndërsa janë mbajtur në paraburgim. Ata pritet që të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës në Basildon më datë 3 qershor. Dy shqiptarët akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike të klasit A.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV