Plagosja e dyfishtë në Kurbin, vetëdorëzohet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurel Shurbi, personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, është vetëdorëzuar në Polici. Mësohet se Shurbi është vetëdorëzuar sot pranë uniformave blu, pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Agron Memës, 50 vjeç, dhe Klevis Lekës, 30 vjeç, dajë e nip.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Drojës, ku edhe banojnë të plagosurit. Ata u qëlluan me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre, ndërkohë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë patur një tjetër konflikt tre ditë më parë.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip).

Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Lexo edhe :  15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë....

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një...

“Bufi merret me makinën e Noizy”, Rama: Çfarë kënge këndoi që mori 6 milionë?

Rama: Pa të bo ty që të vish plumb nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë, pasi Ulsiu që kalamo merrte...

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool. Europa...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Lajme të tjera

Web TV