Ish arbitri i njohur i UEFA-s dhe FIFA-s, Howard Webb zbuloi se gafa më e rëndë në karrierën e tij ishte një penallti e dhënë në favour të Manchester United. Nëse do të kthehej pas në kohë, “bilbili”anglez shpreson se Cristiano Ronaldo do ta humbiste penalltinë kundër Tottenham Hotspur në 2009, një vendim të cilin gjyqtari pranon se e mori në mënyrë të padrejtë.
Webb ka arbitruar më shumë se 500 ndeshje në Premier League dhe Championship, dhe asokohe u akuzua se ishte tifoz i fshehtë i Manchester United. Vendimi i tij për të dhënë një penallti për ndërhyrjen ndaj Michael Carrick në 2009, për atë që “de fakto” ishte një kontrast i pafajshëm i portierit Heurelho Gomes.
‘Ishte një ndeshje e Premier League në Old Trafford — luhej Manchester United-Tottenham Hotspur në 2009. United po humbisnin 2-0 deri kur Wayne Rooney dha një asist për Michael Carrick që u pengua nga Heurelho Gomes. Ishte vendim i lehtë por i gabuar”tha ish arbitri.
Por më shumë sesa ky episod, tani rikthehen kujtimet më të errëta të anglezit, pasi tifozët i kujtuan menjëherë se nuk ishte kjo, gafa më e madhe. Në një ndeshje në botërorin e 2010 në Afrikën e Jugut, mes Spanjës dhe Holandës, arbitri webb nxorri 14 kartona të verdhë dhe një të kuq. Por harroi më flagrantin, një ndërhyrje ”killer”të holandezit Nigel de Jong në gjoksin e spanjollit Xabi Alonso, një stil kung fu që rrezikoi seriozisht jetën e iberikut. Ajo ndërhyrje cilësohet edhe sot, si më e ashpra ndonjëherë, në historinë e finaleve të botërorëve.