Zbardhen detaje të reja nga goditja me thikë e tezes nga Ilia Jani, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Pendavinj të Korçës.
Autori i këtij krimi, është arrestuar por në tentativë për të goditur me thikë tezen dhe bashkëshortin e saj, ai është plagosur vetë.
Policia e Korçës beson se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve psikike që ka pësuar Ilia Jani, për shkak të vdekjes së nënës së tij, Enkelejda.
Burime nga policia e Korçës, thanë se ditën e ngjarjes autori Ilia Jani, ka shkuar në banesën e tezes së tij në fshatin Pendavinj, ku i ka kërkuar kësaj të fundit që ti qepte një palë pantallona.
Pas këtij komunikimi nipi i Direra Leka, gjatë një konflikti verbal ka nxjerë një thikë, me të cilën ka goditur dy herë në pjesën e vitheve dhe në krahun e majtë, burrin e tezes, shtetasin Arben Leka. Mirëpo në këtë kohë ka ndërhyrë dhe tezja e tij, Ditera, e cila është munduar ta ndalojë Ilian, i cili i është kundërvënë duke e goditur me sende të forta në kokë dhe në trup.
Gjatë marrjes në pyetje tezja e autorit të krimit, ka pohuar se nuk ka pasur konflikte apo probleme me nipin e saj dhe se është kujdesur për nipin, që nga koha kur i ka vdekur nëna e tij, Enkelejda, duke i përgatitur ushqim.
Tezja ka treguar në polici se herë pas here nipi i saj ka shfaqur probleme mendore, dhe se shpesh pinte alkool dhe ka shfaqur shqetësime.
Pas ngjarjes së rëndë, Ilia Jani është larguar me shpejtësi ndërsa, burri i tezes së tij Arben Leka, ka shkuar në banesën e një komshiu aty pranë, duke kërkuar ndihmën e policisë dhe ambulancës. Më pas ai është shtruar në spital së bashku me bashkëshorten e tij.
Në vendngjarje policia sekuestroi një thikë kuzhine dhe një palë pantallona ngjyrë gri, të cilat i përkasin shtetasit Ilia Jani.
Ndërkohë jo shumë larg vendin të ngjarjes, është arrestuar dhe Ilia Jani, i cili rezultoi se ishte plagosur në pjesën e pasme të kokës dhe në tre gishtat e dorës së majtë.