Vendimi i Strasburgut/ Vorpsi: Janë cenuar rëndë pronarët, do ta riankimojmë vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi: Vendimi i papërshtatshëm, do merren avokatët, njoftimi i Strasburgut është marrë nga dhoma e ulët, kemi edhe një shas.

Vendimi i një trupe prej shtatë gjyqtarësh në dhomën e ulët në Strasburg, ngre siparin për një kalvar tjetër anikimesh e  procesesh gjyqësore për pronarët. Edhe pse kanë kaluar 30 vjet që presin të marrin të marrin kompensimin për pronën e konfiskuar në vitin 1945, ish-pronarët nuk do të heqin dorë nga Strasburgu. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi pohon se ky vendim cenon pronarët. Ndërkohë që avokatët e 12 çështjeve të shqyrtuara në Strasburg do të ngrenë një padi të re në dhomën e madhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut. “Vendimet si të ezuaruara duhet duhen rimarrë edhe një herë në shqyrtim; të gjitha vendimet që ka nxjerrë për tokën truall dhe është marrë vendimi për tokë bujqësore në dritën e këtij vendimi do të kthen prapë. Do të mbahet një përgjegjësi në nivele të caktura për 7 mijë dosje të patrajtuara, pasi u është krijuar një dëm. Të gjithë pronarët dhe avokatët e tyre po përpiqen të kuptojnë njoftimin për shtyp të Gjykatës së Strasburgut”- thotë Vorpsi. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, pohon se ligji 133 / 2015 ishte ligj ishte i përkohshëm.

Strasburgu ka dhënë një vendim në lidhje me ligjin për 133 të vitit 2015, për kthimin dhe kompensimin e pronës. Si e vlerësoni ju këtë vendim?

Qeveria ka fituar kohë me këtë vendim, pasi pronarët do të shkojnë sërish në Strasburg pasi të ndjekin të gjitha rrugët e gjyqësorit në vend. Është një vendim që përkeqëson pritshmëritë e pronarëve. Është një rast i pa percendentë për Shqipërinë dhe, deri më tani, ky tregon një udhërëfyes përmes njoftimit në gjuhën shqipe. Është një njoftim që duhet lexuar me laps në dorë për të gjithë, ka vendosur disa piketa, që rrezikojnë pritshmëritë e pronarëve. Ky nuk është një vendim i dhomës së madhe. Avoketërit e këtyre 12 çështjeve po përgatiten për t’iu drejtuar dhomës së madhe e cila, do të japë një opinion të përgjithshëm mbi ligjin.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet

Çfarë rruge do të ndjekin pronarët pas këtij vendimi?

Pronarët do të ndjekin të gjitha rrugët për të vënë në vend të drejtat e tyre. Ne me juristët tanë jemi duke parë me imtësi jo vetëm këtë vendim, por të gjitha çështjet dhe ne do të dalin në fund me një qëndrim. Jemi përbllë një elementi shumë themelor, që Strasburgu të japë një opinion të pëgjithshëm për 133, i cili ka dritëhijet e veta, sipas nesh, dhe ne do të shkojmë në dhomën e madhe të Strasburgut, e cila do të marrë një vendim të plotë ku do të përcaktohet e drejta jonë. Ne jemi në kushte që nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Ndërkohë një çështje që të përfundojë deri në Apel i duhen të paktën 3 vjet. Me mjetin efektiv të brendshëm, do të jetë shumë e vështirë. Është shpejt për të thënë gjithçka koha do të na tregojë si do të zgjidhim këto pikëpyetje jo vetëm për ne, por edhe për qeverinë. Në këto kushte shteti shqiptar po luan me kohën dhe me këtë vendim që është marrë në dëm të pronarëve shqiptarë. Sa më tepër kur Gjykata e Strasbugut nuk ka dijeni për ligjin 20/20, i cili ka anashkaluar pronarët.

Sa kohë kanë që presin në Strasburg këto 12 kërkesa?

Këto 12 kërkesa ishin depozituar para së të hynte në fuqi ligji dhe në një kohë kur afati kohor kishte përfunduar sipas nenit 13 konventës. Është një vendim mbi ligjin, duke marrë në konsideratë vetëm 12 kërkesat. Po të kishte dalë para 3 vjetësh, ky vendim do të kishte efekt, sepse do të kishte udhëzues, si për pronrët ashtu edhe për qeverinë. Kjo vendimmarrje e këtij grupi, jo e dhomës së madhe, në këtë këndvështrim është pak e vonuar për ne, sepse kështu si është trajuar, do të duhet që gjithë vendimmarrja e ATP-së të kthehet mbrapsht.

Të fundit

Kush janë dy autorët që vodhën 100 mijë euro në banesën e mjekes së njohur

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pas grabitjes së 100 mijë eurove në banesën...

Konferenca e Sigurisë në Munih: Shpresë e pasiguri për Ukrainën

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë...

Lulzim Basha feston Shën Valentinin, dedikim romantik për bashkëshorten

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht kreu i demokratëve Euroatlantik, duket se është i vetmi nga politikanët që nuk nguron ta shfaqë dashurinë dhe të...

Arbenita Ismajli rigjen lumturinë pas ndarjes me sherr e dhunë nga Fero?

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli, edhe pse para disa muajsh u nda nga ish-partneri i saj, Feronit Shabani, duket se Shën Valentini nuk e ka...

Shqipëria emeton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm

Sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë me opinionin publik. Ky është emetimi më i suksesshëm ndonjëherë për sa i përket tre gjerave....

Lajme të tjera

Web TV