“Zbulohet një parcelë e madhe me kanabis”, ja çfarë deklaron Artan Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha tha sonte se së fundmi është zbuluar një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me kanabis në Përmet, por nuk është bërë publike.

Hoxha deklaroi se kishte qenë vetë në Përmet për të parë se çfarë do të mbillej dhe për të parë nëse kishte ndonjë bashkëpunim me strukturat shtetërore.

Unë e shfrytëzova për të parë edhe se jemi në momentin që në Shqipëri fillon të kultivohet kanabisi. Dhe unë me atë rast edhe për ti shpëtuar karantinimit, por edhe për të hedhur një su çfarë po bëhet. Kjo është stina, tokat janë gati. Mbjellja duhet të kishte filluar. Jo më larg se dje është gjetur një parcelë goxha e madhe, nuk është bërë publike akoma sepse ngjarja ka ndodhur në provincë dhe mediat tona e kanë shikimin deri te Unaza e Madhe.

 Është  kapur një sipërfaqe goxha e konsiderueshme në Katundisht të Përmetit. Di që ka një hetim. Unë javën e kaluar unë isha në Përmet, pashë çfarë ndodhte aty, a janë gati për mbjelljen. Që do mbillet do mbillet, por a është e organizuar. A ka bashkëpunim të strukturave shtetërore. Dhe nëse ka bashkëpunim atëherë do të jetë një mbjellje në shkallë të gjerë.

Deri më tani më rezultoi se kjo nuk kishte. Nuk ka bashkëpunim, ka mbjellje por është në sipërfaqe të kufizuar. Ka edhe një rrezik tjetër, gjithmonë në vitet para zgjedhore  ka rritje të sipërfaqes së kultivuar. Ne jemi para 2021. Sepse kultivimi i kanabisit kthehet në një depozitë votash”, tha Hoxha i ftuar në “Provokacija”./l.m/Fjala

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV