Aleks Seitaj është një nga aktorët e humorit më të kërkuar dhe të dashur për publikun. Rolet e tij më të suksesshme janë “Vezirja” dhe “La Fama Mamma”. Në intervistë për Fjala.al ai ka treguar nga u inspirua për rolet e tij dhe si i realizon videot. Gjatë intervistës Aleksi tregon një detaj që e ka bërë të ndihet keq në skenë vetëm se nuk kishte vendosur qerpikët. Ja si u shpreh ai:”Një ditë kisha harruar të vendosja qerpikët në skenë dhe jam ndjerë shumë keq për një detaj kaq të vogël sepse publiku ishte plotë dhe e meritojnë t’u japësh gjithçka”
https://youtu.be/cOLeM1mP5XA
Gjithashtu ai shprehet se merr këshilla edhe nga mamat e miqve të vet, dhe tashmë nuk është vetëm mamaja e tij, por e të gjithë shqiptarëve pasi të gjithë e gjejnë veten.
/Fjala.al/Nga Enkeleda Fishekaj/