Pas 60 ditësh në karantinë qytetarët e Durrësit, kanë dalë të shijojnë rrezet e diellit buzë detit.
Fotot e siguruara nga burimet e Fjala.al tregojnë se shumë qytetarë kanë filluar sezonin e plazhit, edhe pse qyteti i Durrësit vazhdon të jetë një nga zonat e kuqe të Shqipërisë.
Në foto duket qartë se perveç qytetarëve që kanë dalë të shijojnë plazhin, ka dhe nga ata që janë ulur në kafenetë që janë hapur jashtë rregullores së parashikuar nga qeveria.
Ndërkohë me herët për zonat e kuqe është parashikuar që të hapen vetëm marketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjithmonë brenda fashës orare, por mesa duket nga fotot e siguruara për Fjala.al vihet re se është hapur edhe një bar-kafe pranë zonës së plazhit./Fjala.al
https://www.instagram.com/p/B_9-GmlAvD-/?igshid=g25peczvfkan