Ibiza, parajsa e festave, këtë vit e shkretuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotot e realizuara nga ajri shfaqin një ishull të shkretuar, totalisht ndryshe nga Ibiza, qyteti i parajsës së festave. Ishulli spanjoll, normalisht në këtë periudhë të vitit duhej të ishte i tejmbushur, por klubet dhe resortet janë mbyllur ndërsa ishulli e ka humbur gjallërinë.

Sezoni i festave në Ibiza starton në fund të prillit, me britanikët që tradicionalisht që prej viteve ’90, kanë pushtuar qytetin për pushimet e para verore apo me fundjavat e gjata. Klubet e famshme si O-beach, Nikki Beach apo Ushuaia janë të mbyllura prej më shumë se 2 muajsh.

Ekonomia e ishullit varet nga festivalet gjigante të muzikës dhe klubet e natës që çelen në prill e mbyllen në fund të tetorit. 75% e popullsisë së vendit varen nga të ardhurat nga turizmi.

Me turistët e huaj që këtë vit do të jenë më pak, Spanja i ka kthyer sytë nga turizmi i brendshëm. Por edhe me rikthimin e turistëve, pushimet në Spanjë do të jenë larg standardit të viteve të shkuara, për shkak të masave shtrënguese, ruajtjen e distancës së sigurisë dhe higjienës personale. Çadrat do të jenë të pozicionuara 6 metra larg njëra tjetrës ndërsa ushqimi, edhe në restorantet më të mira, do të serviret në pjata plastike.

Shihni fotot e majit të 2019 dhe majit të këtij viti./Burimi: The Sun

Të fundit

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Lajme të tjera

Web TV