Meta për Teatrin: Qeveria të reflektojë, përndryshe tjetër padi në ‘Kushtetuese’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Metës nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e qeverisë, ai do të nisë një padi të re në Gjykatën Kushtetuese.

Statusi i plotë

Pasi u njoha me përmbajtjen e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.377, datë 8 maj 2020, botuar me urgjencë në Fletoren Zyrtare nr.83, datë 8 maj 2020, përcjell me forcë këtë mesazh drejtuar autoriteteve shqiptare.

Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.
Vijimi i kësaj veprimtarie shtetërore për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar në këtë moment, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane, sidomos në kushtet kur objekti i Teatrit Kombëtar në datën 24 mars 2020 është listuar në objektet e trashëgimisë europiane, duke shënuar kështu udhëtimin europian të kësaj qendre të kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar.

Organizata Europa Nostra e mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian e ka vlerësuar këtë godinë, duke kërkuar ndërprerjen e çdo veprimi mbi të nga institucionet shqiptare.

Ti kundërvihesh një mbështetje të Bashkimit Europian në Ditën e Europës, është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vlerave për të cilat kemi 30 vjet që përpiqemi të përqafojmë.

Lexo edhe :  Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të.

Mbetem shpresëplotë në një reflektim që na bashkon në këto kohë të vështira që po kalon vendi.

Të fundit

Kur legjenda e Romës thotë “do bëj tifo për Interin”, Francesco Totti jep mesazhin e tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka treguar hapur mbështetjen e tij për Interin në finalen e madhe të Champions...

Bardhi përfitoi nga lajmi për Elvis Pupën që t’i hidhte një kunjë: Bota sillet

Sot u raportua se Elvis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa e shoqja e tij, Belina po përballet me drejtësinë në Australi, për shkak...

Leksioni i fundit i jetës nga Artan Lame: “Mos u zini, ka vend për të gjithë”

E ndërsa Artan Lame nuk ndodhet më midis nesh, gazetarja dhe mikja e tij Anila Basha ka risjellë në kujtesën e secilit një ndër...

“Dhashë një pronë me qira dhe…” Gruaja e Elvis Pupës reagon pas akuzave në Australi

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale, bashkëshorte e artistit Elvis Pupa, po përballet me akuza në Australi për kultivim të...

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar konfliktin me botën arsimore. Burime...

Lajme të tjera

Web TV