Koronavirusi/Teoritë konspirative po nxisin protestat kundër të pasurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e Koronës.

“Përfytyrimi, se pandemia është shkaktuar qëllimisht, për të kontrolluar popullin, dhe se pas kësaj fshihet Bill Gates apo fuqi të tjera të errëta, po arrin deri në mesin e shoqërisë”, i tha ministri i Punëve të Brendshme të landit të Tyringisë, Georg Maier (SPD) revistës gjermane “Der Spiegel”.

“Në këtë pikë protesta kthehet shpejt në antisemitiste.” Shqetësim përbëjnë për kreun e Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme të Landeve” gjermane edhe demonstratat aktuale. “Kur njerëzit ushtrojnë kritikë, natyrisht që nuk ka asnjë problem”, tha Maier.

“Ajo që na alarmon është përpjekja e ekstremistëve për të marrë peng protestat.” Politikani socialdemokrat kërkon ta vërë këtë temë në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Punëve të Brendshme.

Luftë informacioni në mbarë botën

Kurse senatori për çështjet e brendshme, Andreas Geisel, SPD tha për të ashtuquajturat demonstratat e higjienës. “E rrezikshmja aty është që këta persona arrijnë edhe njerëz që janë besnikë të kushtetutës.” Ata instrumentalizohen kështu për përhapjen e teorive konspirative.

Markus Kerber, sekretar shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme vëren „një luftë informacioni në mbarë botën” për shkak të pandemisë. Po ashtu vihet re edhe një rritje e dezinformimit e propagandës nga jashtë. Ndërkohë teoritë konspirative përhapen edhe brenda vendit. “Kundër kësaj ne duhet të veprojmë me fakte, transparencë dhe mbrojtjes e shkencës”, tha Kerber. Krizat afatgjata janë terren i mirë ushqyes për teoritë konspirative. /DW

Të fundit

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e...

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë...

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,  për të telefonuar Presidentin rus...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Lajme të tjera

Web TV