A e kundërshton kryeministrin Edi Rama? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandër Lleshaj njihet si njeri me integritet dhe kurajo dhe që e thotë atë që mendon. Madje ka zëra që ai ia thotë kryeministrit  gjërat troç. Por a e kundërshton realisht ai Ramën?

Zoti ministër a ka ndonjë çështje për të cilën ju mendoni ndryshe nga kryeministri Rama? Ju jeni natyrë e guximshme, por në një vit e gjysmë a ka patur çështje të tilla?

“Me kryeministrin sigurisht që ka patur dinamikë diskutimesh, jemi një qeveri ku diskutohet  fort brenda, por jo jashtë.”

Po pse po ta merrnim vesh ne se çfarë diskutohej do ishte gabim?

“Sigurisht, sepse në procesin e vendimmarrjes ka gjithmonë ide të ndryshme. Dhe vetëm kur vendimmarrja bazohet në rrahjen e gjithë opinioneve të ndryshme arrihet në një vendimmarrje pozitive dhe të qëndrueshme. Dhe ne si qeveri besoj se e kemi këtë fat, e kemi mundësinë që në momentin ku diskutohet secili e ndjen veten pjesë të asaj vendimmarrjeje. Sepse në një vendimmarrje ku ti je pyetur, je dëgjuar, kur ajo merret, atëherë ti je pjesë e saj dhe është vendimi jot. Mbledhja e qeverisë është vetëm një akt final i një procesi vendimmarrës që zgjat. Çdo vendim qeverie ka momentin kur fillon, zhvillohet në nivelin e specialistëve, pastaj ngjitet më lart deri kur shkon te niveli i sekretarit të përgjithshëm dhe në fund kur vjen puna në mbledhjen e qeverisë, është një akti i cili thjesht sanksionon vendimmarrjen në gjithë këtë process. Puna si formulohet një diskutim me kryeministrin është një gjë tjetër por  unë di që të paktën në kundërshtim me të gjithë bestytnitë që ekzistojnë për Edi Ramën sikur nuk e kërkon debatin, unë besoj të kundërtën, që e kërkon debatin dhe madje e pëlqen debatin. Po nuk bëhen në media debatet as të partisë, as të qeverisë, por që ka debate patjetër që ka. Dhe janë debate produktive, nuk janë debate shterpë.”

Lexo edhe :  Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Të fundit

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

Lajme të tjera

Web TV