Banorët e Rrajcës së Madhe protestë kundër ujësjellësit: U ndryshua për përfitime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët katër fshatrave në Rrajcë të Madhe vijojnë protestat kundër ujësjellësit të ndërtuar në zonë, për shkak të problematikave që, sipas tyre, u ka shkaktuar. Ata akuzojnë autoritetet lokale se kanë devijuar projektin e ujësjellësit dhe kjo ka sjellë shkatërrimin e kanalit vaditës mbi 300 vjeçar. Sipas tyre, ky devijim është bërë vetëm për qëllime përfitimi të kompanisë private.

Banorët thonë gjithashtu se ujësjellësi ka bllokuar lëndinën e Rryenit, që është i vetmi vend për mbarështrimin e blegtorisë së katër fshatrave të Rrajcës.

Por këto nuk janë ankesat e vetme të banorëve. Ata pretendojnë se uji i pijshëm tani është bashkuar edhe me ujërat e zeza, duke përbërë rrezik të vazhdueshëm për ta.

Banorët e Rrajcës i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Prrenjasit dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë së nisë hetimet për ndryshimin e projektit të ujësjellësit.

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV