Aktori i njohur Gaz Paja ka treguar se është një bashkëshort shumë i përkushtuar. Tani që ai është babai i një vajze të vogël, është munduar ta ndihmojë sa më shumë bashkëshorten e tij, Irën me punët e shtëpisë.
Në një foto të postuar në InstaStory, Gaz Paja ka treguar dritaren e shtëpisë së tij dhe ka shkruar: “Sa bukur pamja kur laj enët”.
Nuk e dimë me saktësi nëse aktori po bën humor apo bashkëpunimi në punët e shtëpisë është i vërtetë, megjithatë shpresojmë të jetë kjo e dyta.