Studimi/ Në kërkim të ‘pacientit 0’, rastet e para janë shpallur me vonesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi, ashtu si në Francë, edhe në Britani është përhapur përpara raportimit zyrtar të rasteve të para më 30 janar, thonë ekspertët.

Kërkuesit që vijojnë punën në Brazil dhe Uruguaj kanë analizuar kurbën e shpërthimit të Covid në vendet qark globit, në një përpjekje për të gjetur dhe përcaktuar filimin real të pandemisë, me data të mirë përcaktuara. Dhe rezultatet e tyre tregojnë se shumë shtete, e kanë patur virusin në vendet e tyre kur ende nuk e dinin që ishte përhapur dhe shumë javë përpara se të shpalleshin rastet e para të të infektuarve, madje më shumë se një muaj përpara se të shënoheshin edhe viktimat e para. Ata thonë se në veçanti në Britaninë e Madhe, shpërthimi i pandemisë është shpallur me vonesë. Sipas ekspertëve, dy rastet e para të diagnostikuara me koronavirus në Britaninë e Madhe ishin një student i Universitetit të Nju Jorkut dhe nëna e tij, që kishin vizituar Kinën në momentin e shpërthimit të virusit. Ata rezultuan pozitivë në fillim të janarit por publikisht u shpallën si rastet e para më 30 janar.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se përhapja në komunitet nisi vetëm 2 muaj më vonë, kur u shënua edhe viktima e parë. Deri më 5 mars thotë kreu i Mjekësisë për Anglinë, Chris Whitty, virusi ishte përhapur gjerësisht në mbarë vendin.

Ndërkohë edhe në Shtetet e Bashkuara apo në Itali dyshohet se virusi ishte përhapur së paku 2 javë përpara publikimit të rasteve të para. Në Nju Jork dyshohet se transmetimi i SarsCov2 ka nisur që më 6 shkurt por është njoftuar më 1 mars, kur rezultuan pozitivë pacientët e parë të testuar.

Nga ana tjetër, disa shtete, e menaxhuan më mirë situatën me njoftimin e rasteve të para, përpara përhapjes masive të virusit, duke nënvijëzuar se krerët e këtyre shteteve e menaxhuan situatën me shpejtësi, duke vendosur izolimin që nga udhëtarët në kufij.

Lexo edhe :  “Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Belgjika renditet mes vendeve që rastin e parë e njoftuan më 2 shkurt, në po të njëjtën ditë kur shpalli edhe masat e para shtrënguese, pasi dyshohej se në atë kohë virusi kishte nisur të përhapej.

Të shpejtë në menaxhimin e situatës kanë qënë edhe qeveritë e Spanjës dhe Francës, sikurse edhe në Gjermani.

Të fundit

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

Lajme të tjera

Web TV