Shkencëtarët nga Universiteti Cardiff po bëjnë thirrje për tu vërtetuar nëse larja e gojës mund të zvogëlojë mundësinë e përhapjes së koronavirusit.
Virusi është i rrethuar nga një membranë yndyrore. Shkencëtarët e kanë argumentuar se membranat e patogjenëve të ngjashëm shkatërrohen kur ekspozohen me përbërësit si etanoli, pavidoni-jodi dhe cetylpyridinium që gjendjen në lëngjet për shpëlarjen e gojës.
Shpëlarja e gojës (duke bërë gar-gare) mund të çaktivizojë koronavirusin në fyt, duke parandaluar përhapjen e tij përmes kollës dhe teshtitjeve.
Edhe pse nuk është e qartë nëse kjo mund të jetë 100% funksionale, ekipi i shkencëtarëve argumentoi se nuk ka pasur “diskutime” nëse larja e gojës mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se koronavirusi është i butë në katër nga pesë persona, megjithëse ai mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes.
“Nevojë urgjente” për të provuar “efektivitetin” e larjes së gojës
“Larja e gojës deri më tani nuk është konsideruar ende nga organet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar.
Në disa eksperimente dhe studimeve të kufizuara klinike, disa larje gojësh përmbajnë mjaftueshëm përbërës të njohur virucidal për të synuar në mënyrë efektive lipidet në viruse të ngjashme.”
Rishikimi ynë i literaturës sugjeron që kërkimi është i nevojshëm si çështje urgjente për të përcaktuar potencialin e tij për t’u përdorur kundër këtij virusi të ri.“, tha Profesor Valerie O’Donnell, autori kryesor i punimit mbi këtë temë./Burimi: UK Style/ Përshtati: Fjala.al