Murrizi: Jam kundër legalizimit të kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me diskutimet e fundit që janë bërë për legalizimin e kanabisit për efekte mjekësore, deputeti i PD, Myslim Murrizi u shpreh kundër kësaj nisme. Sipas tij, shteti shqiptar nuk është i aftë ta kontrollojë këtë nismë.

-A jeni dakord për legalizimin e kanabisit?

-Jo! Sepse nuk kemi shtet për ta kontrolluar qëllimin për të cilin po propagandohet se po bëhet. Shikoni Maqedoninë si ka degjeneruar. U nis për pesë licenca , sot ka 43 të tilla. Nëse këta shesin teorinë që  do të na sjellin të ardhura ekonomike , do mbillet shumë, po u mboll shumë do bjerë çmimi, po u mboll në Lushnjë 70 mijë hektarë, çfarë vlere do ketë kilja. Do jetë më keq se kastraveci, domatja, qepa. Nëse e marrin monopol dhe kontrollohet por duhet të shikojmë ekzaktësisht stategjinë. Kush firmë dhe kompani prestigjoze farmaceutike ka kërkesë që të marrë këtë lloj malli nga Shqipëria se a flasim që nuk do jetë për tregun e brendshëm. Cila kompani prestigjoze farmaceutike ta ka krijuar një plan biznesi që thotë unë dua 100 hektarë. Unë dyshoj që nuk e kemi këtë strategji.

https://youtu.be/Tw8opLfpQow

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV