Në Superligë do kryhen 5 zëvendësime, FSHF miraton propozimin e IFAB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka aprovuar propozimin e Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) për të rritur numrin e zëvendësimeve në 5 të tillë, duke u përshtatur me udhëzimet e përcaktuara nga enti rregullator i futbollit.

Pas Bundesligës në Gjermani, Superliga bëhet kampionati i dytë që miraton këtë ndryshim, megjithatë me dy dallime.

Ndryshimi i parë është se në Gjermani kampionati do të rifillojë dhe ndryshimi i dytë që në Bundesligë ishin klubet ato që vendosën, ku 26 shoqatat e dy ligave kryesore që formojnë edhe Ligën Profesioniste, e kaluan në votim këtë ndryshim të rregullores.

Ndërsa së fundmi FSHF ka zhvilluar një takim me presidentët e klubeve, nga ku u vendos që kampionati të rifillojë më 3 qershor edhe pse pjesa dërrmuese klube të superiores ishin kundër rifillimit. Megjithatë vendimi final është në duart e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i FSHF-së:

Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të gjerë në jetën e përditshme, përfshirë sportin në të gjithë botën. Ndërsa shumë vende fillojnë të dalin nga kjo situatë, përqendrimi ngadalë po kthehet në rifillimin e garave të futbollit që janë prekur nga virusi.

Si rrjedhim, IFAB ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligji 3 – Lojtarët në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara (detajet më poshtë) për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar.

Organizatorët e garës kanë detyrimin nëse do të zbatojnë apo jo këtë ndryshim të përkohshëm. IFAB dhe FIFA do të përcaktojnë në një fazë të mëvonshme nëse kjo mundësi do të zgjasë, për shembull, në garat që do të përfundojnë në 2021.

Lexo edhe :  Mesfushori i Real Madrid beson tek përmbysja: “Në Bernabeu ndodhin gjëra të çmendura”

Teksti aktual:

  1. Numri i zëvendësimeve

Garat zyrtare

Numri i zëvendësimeve, maksimumi deri në pesë, e cila mund të përdoret në çdo ndeshje të luajtur në konkurim zyrtar do të përcaktohet nga FIFA, Konfederata ose Federata kombëtare përveç garave të meshkujve dhe femrave duke përfshirë ekipet në kat. 1 dhe 2 si dhe ekipet kombëtare A ku maksimumi i zëvendësimeve është tre.

Ndryshimi i përkohshëm:

Organizatorët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:

  • Gjatë ndeshjes, secili ekip:
  • mund të përdori një maksimum prej pesë zëvendësimesh
  • ka maksimumi tre ndalesa zëvendësimi *
  • mund të bëjë zëvendësime në pushimin ndërmjet dy pjesëve
  • Kur luhet kohë shtesë(p.sh.në ndeshjet e kupës), secili ekip:
  • mund të përdorë një zëvendësues shtesë(një të gjashtë, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësuesve)
  • ka një ndalesë shtesë zëvendësimi(një të katërt, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësimit)
  • mund të bëjë zëvendësime shtesë:

* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë

* Në periudhën ndërmjet dy kohëve shtesë

Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësuesve ose ndalesave të zëvendësimit, zëvendësimet dhe ndalesat e papërdorura mund të përdoren në kohë shtesë.

Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësimi e përdorur për secilin ekip./Fjala.al/

Të fundit

Raportimi në KLP, Altin Dumani liston pesë problematikat e SPAK

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë...

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe ndërton rrjeta me një formë tipike "labirinti" ,...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Lajme të tjera

Web TV