Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se e gjithë opozita e bashkuar do të mbështesë protestat që do të organizohen nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Gjithashtu, Basha theksoi se kjo do të jetë pikënisja e të gjitha protestave qytetare që do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e opozitës.
Është një tjetër aferë e radhës, që bie bë kurrizin e çdo shqiptari.
Si sot tre vjet më parë unë u ula më Ramën me shpresën se forcat politike do të arrinin një marrëveshje. I premtoj shqiptarëve se ky gabim nuk do përsëritet kurrë.
Do marrim të gjitha masat për largimin e Ramës sa më parë.
Vëndimi unë i parë është që të mbështesim të gjitha protestat e aleancës për Teatrin.
Kjo është pikënisja e protestave të opozitës së bashkuar.