Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është zotuar sërish se të gjithë personat që morën pjesë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, nga fadromisti dhe deri te kryeministri Edi Rama, do të japin shumë shpejt llogari.
“Unë do i haj veshin Edi Ramës. Ko histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Më varni te Kali i SKëndërbeut, të marr përgjegjësitë e Ramiz Alisë, të Lulzim Bashës, Fatos Nanos, të Ilir Metës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në bashki, unë marr përsipër në emër të 30 viteve tranzicion, më kryqëzoni dhe të bien rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve”, ironizoi Kryemadhi teksa debatonte me një qytetar.