BE-ja për Teatrin: Keqardhje që zëri ynë nuk u dëgjua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk, që e quajti shembjen e Teatrit kundër çdo vlere evropiane.

Komisioni Evropian reagoi ndaj vendimit të autoriteteve shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar. Zëdhënësja Ana Pisonero shprehu shqetësim për përdorimin e dhunës nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve si dhe keqardhje që zëri i Komisionit nuk u dëgjua.

“Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi në një moment kur Komisioni bëri thirrje për dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile. Ne sheshim keqardhje që kjo thirrje nuk është dëgjuar nga autoritetet vendore dhe qendrore. Ne po ndjekim me shqetësim të madh gjendjen në terren dhe bëjmë thirrje që përdorimi i dhunës të jetë proporcional nga ana tjetër u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje,” tha Pisonero.

Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk. Ai e dënon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e quan atë kundër çdo vlere evropiane. Tusk gjithashtu thotë se përdorimi i dhunës dhe intimidimi i protestuesve, shoqërisë civile dhe artistëve është i papranueshëm.

Teatri Kombëtar ishte shpallur monument i rrezikuar nga organizata Evropa Nostra e cila nga ana tjetër kishte siguruar edhe një fond për restaurimin e tij. Gjithashtu komisioneria evropiane për edukimin dhe kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve.

Por asnjë prej thirrjeve të ndërkombëtarëve nuk dëgjua dhe pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërtesa e teatrit u shemb në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia iu përgjigje me dhunë rezistencës së aktivistëve dhe qytetarëve.

Lexo edhe :  “Çerek milion zgjedhës nga diaspora”/ Balla, mesazh emigrantëve

Deri tani ka dy padi ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe një tjetër pritet të shtohet për projektin e teatrit të ri.

Të fundit

Po m’kujton hala, unë ta kam rujt tipin nga dramat/ Olsi Bylyku i dedikon këngë Eglit?

Këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka publikuar së fundmi një pjesë nga projekti i tij...

Erion Veliaj reagon nga qelia

Postimi i plotë: “Shteti me Uacap” Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë! Por, meqë shejtani nuk merr pushim,...

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga pasi shpërndante drogë në zona të ndryshme të këtij qyteti. Vlorë- Një 45-vjeçar në Vlorë është vendosur...

Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në në kompleksin Memorial “Adem Jashari”...

VIDEO/ KFOR-i amerikan patrullon përgjatë kufirit në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes, kanë kryer një patrullim rutinë në veri të Kosovës përgjatë kufirit. “Këto përpjekje janë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV