Edmond Spaho: Ja përse PD duhet të vijë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  nënkryetari i PD Edmond Spaho dha arsyet përse PD duhet të vijë në pushtet.

Zoti Spaho, pse duhet t’iu besojmë juve?

Referojuni çfarë iu premtoi Rama në vitin 2013. Premtoi një vend me taksa të ulta. Ne po të japim alternativën që është tërësisht e ndryshme nga kjo e Edi Ramës. Krahasoni premtimet e Edi Ramës për një vend me taksa më të ulta, për shëndetësi falas, për infrastrukturë të zhvilluar, etj për të cilët i zhgënjeu qytetarët. Ka marrë 2 miliard euro borxh te PPP. Çfarë është realizuar me to përveç se janë ushqyer klientët dhe oligarkët. Nuk ka parë populli shqiptar asnjë përfitim nga ato dhe vazhdon të insistojë dhe t’i zbatojë ato deri në fund pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhen individët dhe ekonomia. Ne po iu themi që taksat janë të larta, duhen ulur dhe kemi premtuar që kur të vimë ne në pushtet  taksa e sheshtë  do jetë 9%. Tatimi mbi të ardhurat personale që sot është mesatarisht 15-23% , do jetë 9%. Ne e kemi pasur 10% nëse iu kujtohet dhe kemi mbledhur më shumë të ardhura nga këta në buxhetin e shtetit. Qytetarët gjykojnë nga ato që themi.

Të fundit

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në...

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj. Në një foto që ka ndarë...

Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është...

Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë...

Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

Një klikim në telefon apo kompjuter shpesh mund të bëhet shkak për t’ju vjedhur të  dhënat personale apo paratë në llogarinë bankare. Statistikat globale tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV