Edmond Spaho zbulon si do jetë protesta e orës 16.30

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tregon se protesta e sotme në orën 16.30 do jetë masive dhe do jetë në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas tij ata i kanë kërkuar  opozitës që t’i mbështesë dhe opzita do ta bëjë  këtë.

-Godina u shkatërrua, për çfarë do protestoni ju sot?

-Nuk është çështja vetëm te godina. Ne jemi në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe i kemi bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin këtë kauzë. Dhe do ketë pjesëmarrje sigurisht edhe nga qytetarët dhe me strukturat tona do punojmë që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe pavarësisht kushteve. Numrin e pjesëmarrësve do ta shikojmë atje. Me mijëra do të jenë. Mbështetja qytetare jo partiake, do të jetë e gjerë sikurse ishte dhe dje pasdite në protestën sponatne që u zhvillua. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është organizatorja.

Duhet ta kuptojmë që tashmë kjo nuk është vetëm çështje Teatri. Kjo është çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut, është çështje e demokracisë, është çështje e ekonomisë, dhe çdo lloj çështje tjetër që në si qytetarë po vuajmë nga qeveria.  Asnjëherë nuk jemi përfshirë në veprime të dhunshme dhe nuk nxisim veprime të kësaj natyre.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV