Vajza e The Rock ndjek hapat e të atit, firmos kontratën e parë për ‘Wrestling’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dwayne Johnson thotë se ndihet vërtet krenar që vajza e 18 vjeçe po ndjek hapat e të atit, duke i hyrë botës së ‘wrestling profesional’.

Aktori i famshëm i filmave aksion në Hollivud, e nisi karrierën e tij ku mori edhe nofkën “The Rock”, pikërisht si një yll i industrisë së Wrestling -ut botëror, duke u shndërruar shpejt në një yll të këtij sporti.

Simone Alexandar Johnson, vajza me gruan e parë Dany Garcia, zyrtarisht ka firmosur kontratën e saj të parë ne ‘World Wrestling Entertainment’ në muajin shkurt, pasi kishte nisur më herët trajnimin për këtë sport.

Johnson hoqi dorë nga ky sport në vitin 2004, por u rikthye sërish në vitin 2011, derisa u tërhoq nga arena përfundimisht në vitin 2013. Aktori 48 vjeçar, i ftuar në shfaqjen e mbrëmjes së Jimmy Fallon, u shfaq krenar dhe e quajti nder, faktin që vajza e tij 18 vjeçare zgjodhi të ndjekë hapat e tij.

Simone është vajza më e re në moshë që firmos një kontratë me ‘WWW’ në të gjithë historinë e kësaj organizate ndërsa ka qenë në radarin e saj, që në moshën 16 vjeçare. Dhe Simone do të ketë një trajner personal në këtë fushë, të atin që ka qenë 10 herë kampion bote në ‘wrestling’ ndërsa gjyshi dhe stërgjyshi i saj kanë qenë po ashtu kampionë dhe sot janë pjesë e murit të famës së ‘wrestling’./Burimi: CNN

Të fundit

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Lajme të tjera

Web TV