Kriza nga pandemia, Rolls-Royce paralajmëron shkurtim të 9 mijë punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rolls-Royce fillon të ndjejë krizën nga pandemia. Kompania paralajmëroi shkurtimin e 9 mijë vendeve të punës si dhe do të ndërmarrë disa hapa të tillë përgjatë viteve në vijim, derisa industria e kompanive ajrore të rimarrë veten nga kriza pas koronavirusit.

Firma, e cila prodhon përveç automjeteve, edhe motorë për avionë, tha se reduktimi i thuajse 1/5 së forcës punëtore do të prekë kryesisht punonjësit e sektorit ajror.

“Kjo nuk është një krizë që e shkaktuam ne. Por kjo është kriza me të cilën ne do të përballemi dhe duhet të përballemi”, tha kreu i Rolls-Royce, Warren East.

Pjesa më e madhe e pushimeve është lajmëruar për fabrikat në Britaninë e Madhe. Rolls-Royce ka të punësuar 52 mijë punonjës në rang global dhe paralajmërimi për pushimin e 9 mijë punonjësve, nuk është projekti përfundimtar pasi duhet ende të konkludojnë diskutimet edhe me shoqatat.

Fluturimet ajrore u pezulluan për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë koronavirus dhe shumë linja kanë paralajmëruar edhe vetë reduktime të stafit. Vetë Rolls-Royce tha se impakti i pandemisë tek kjo kompani por edhe në të gjithë industrinë, është e paprecedentë. Nëse kjo skenë do të hyjë në fuqi, kompania Rolls-Royce pritet të reduktojë shpenzimet me thuajse 1.3 miliard paund në vit.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV