Përparim Kabo: Një ‘media e organizuar’ ka nisur sulme antiamerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesor Përparim Kabo shprehet se një media në Shqipëri, e cila financohet nga kanale jo të besueshme, ka nisur një sulm të qëllimshëm antiamerikan. Sipas Kabos, qëllimi i këtij sulmi është i errët dhe kërkon zbehjen e rolit historik të SHBA-së në forcimin e shqiptarëve.

Profesori akuzon se propaganda antiamerikane po ushqehet nga ata që nuk duan ndëshkim të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

“Një media e organizuar dhe e financuar nga kanale jo të besueshme edhe financiarisht, ka nisur jo pa qëllim një sulm antiamerikan. Pasi disa argumentave sipërfaqësor qëllimet janë të errëta, që duan zbehjen e rolit historik të SHBA që me krijimin e shtetit shqiptar, rrëzimin e sistemit të djeshëm, ndërtimin e demokracisë, pranimin në NATO, çlirimin e Kosovës dhe Reformën në Drejtësi. Këtë propagandë antiamerikane e ushqejnë ata që nuk duan ligj dhe rregull në Shqipëri. Nuk duan ndëshkim të krimit dhe korrupsionit, duan rrëmujë dhe mjegull. Fatkeqësisht në këtë grackë bien të lodhurit, të pakënaqurit, fanatikët partiakë, njerëz me kujtesë të shkurtër, të paguar mediokër dhe gjithfarë turli njerëzish që nuk kanë lexuar qoftë edhe një libër të vetëm historie. Dikush apo disa bëjnë llogari kulte antiamerikane në Shqipëri… por kujdes, llogaritë janë në botën e sotme gjeopolitike dhe jo pazari i shkurtër në aksham”, shprehet Përparim Kabo.

Të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Lajme të tjera

Web TV