Eto’o fjalë të ëmbla për Inter: Pika më e lartë e karrierës time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë vjet pas Champions-it historik që kurorëzoi sezonin vibrues të Interit me “Tripletën” e famshme të trofeve, bomberi afrikan Samuel Eto’o kthehet të flasë për atë periudhë magjike. Sulmuesi që për hir të fanelës u pa shpesh edhe si mbrojtës krahu në ndeshje sakrifice me zikaltërit, e cilëson Interin si pikën më të lartë.

“Ai ekip ishte si një familje, si një shtëpi e dytë Të gjithë të bashkuar, nga kuzhinierët deri tek punëtorët e magazinave. Ky ishte sekreti ynë. Mourinho do të mbetet gjithmonë në zemrën time, një person i shkëlqyer dhe një trajner i fantastik. Të gjithë shokët e mi natyrisht, por nuk dua të lë jashtë Massimo Moratti, i cili ishte si babai i dytë në jetën time” tha kamerunasi Eto’o. (fjala.al)Për ish-presidentin e Inter, Eto’o ai ka vetëm fjalë dashurie.

“Një person që u kthye në bazë për ne në ato vjet. Nuk kam parë kurrë një person kaq të mirë dhe të drejtë në këtë botë. Unë duhet ta falënderoj Morati dhe të gjithë zyrtarët e tjerë drejtues, sepse ne duhej të luanim për të shkruar historinë, por ata duhej të punonin shumë” tha Eto’o.

Ish sulmuesi kujton edhe ditët e negociatave për transferimin e tij nga Barcelona në Milano, kur pak njerëz ishin mësuar të dëgjonin shifra të ngjashme për pagat e lojtarëve. (fjala.al). “Materazzi më dërgoi një mesazh për të më thënë të vija te Inter dhe të ndihmoja atë dhe ekipin që të fitonim Ligën e Kampionëve, ndërsa Mourinho më dërgoi fanellën e zikaltërve me numrin 9. Inter ishte një nder. Ëndrra ime ishte botërori me Kamerunin, e kështu kjo me Inter, mbetet pika më e lartë” tha afrikani.

Lexo edhe :  La Liga, Barcelona përmbys Realin dhe “vret” kampionatin

 

Të fundit

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

Lajme të tjera

Web TV