Meta: Maskat kanë rënë. Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, se Meta do të krijojë një parti të re, vjen edhe reagimi nga kreu i shtetit. Në deklaratën e sotme për mediat, Meta i ka dhënë përgjigje interesit të gazetarëve për këtë çështje.

“Më vjen keq, ju e dini shumë mirë që Meta është presidenti i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë parti e as të krijojë parti e asgjë tjetër. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformën dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”- tha Meta.

Ndërsa lidhur me çështjen Dvorani e rikthyer në vëmendjen e presidentit Ilir Meta, ai ka akuzuar se po mbahet në krye nga ata që po bëjnë lojëra, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, me këtë të fundit që sipas kreut të shtetit nuk reagon se “ka pushtuar shumë territore”.

“Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të gjykatës së lartë, se sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg se e fiton automatikisht. SI mund të mbash një një të tillë në krye të KED-së. Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e BE se duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi. Pse nuk angazhohet Rama, se ka pushtuar shumë territore”, tha Meta.

Pyetur se si duhet të jetë përbërja e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta u përgjigj: Nuk urdhëroj dhe as të bëjë marrëveshje, jap disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e BE-së, se si realizohen duhet të jetë edhe kontributi palëve./b.b/fjala.al

Të fundit

Shuplaka gratis me çdo pije!/ Spanja hap kafeterinë ku rrihesh nëse porosit alkool(VIDEO)

Një bar “i egër” në Benidorm të Spanjës është kritikuar ashpër për lojën “idiote” të pirjes së alkoolit –...

Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Një nënë dhe biri i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe Brandi Fields tani kanë gradën...

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024 (SHIFRAT ZYRTARE)

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin...

Një mace shpëton miken e saj nga sulmi i qenit, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Në Brazil, një mace shpëtoi miken e saj nga një sulm qeni. Një video e publikuar së fundmi tregon një mace duke e hapur derën...

Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë...

Lajme të tjera

Web TV