Meta sqaron kërkesën për Këshill Politik: Synohet përfshirja e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar se më mirë se çfarë ka ndërmend me ngritjen e një Këshilli Politik në Shqipëri. Në platformën me 14 pika që Meta ia ka dorëzuar të gjithë aktorëve politikë dhe ambasadorëve të thuaj, për këtë çështje shkruhet: “Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.”

Meta tha se kur flet për Këshill Politik nuk i referohet atij të ngritur për realizimin e reformës në drejtësi, por përfshirjes së opozitës jashtë-parlamentare.

“Së pari, kur kam parasysh Këshillin Politik nuk kam parasysh vetëm Këshillin Politik të reformës zgjedhore, pasi është i dedikuar për një çështje të caktuar. Emri është Këshilli Politik, por e kam si përfshirje, mund t’i vënë një emër tjetër. Duhet gjetur një mekanizëm për të përfshirë opozitën reale. Prandaj janë vënë këto kushte, pasi kemi probleme me legjitimitetin demokratik, që nga Parlamenti dhe deri te institucionet e drejtësisë”, tha Meta.

Më tej, Meta shtoi: “Unë nuk urdhëroj njeri dhe as nuk detyroj njeri të bëjë marrëveshje. Unë jam një ide dhe një platformë bazuar në kushtet e BE-së. Këtu duan të bëjnë lojë me maska. Nuk kemi më kohë për këto punë.”

Të fundit

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta: Policia kufitare greke na qëlloi me armë

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi nga Shqipëria. Etapa e fundit...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Lajme të tjera

Web TV