Spaçi dhe Qafa e Barit”, Jozefina Topalli sulmon Metën…por edhe Ramën, Bashën dhe Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jozefina Topalli reagon ndaj Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe krybashkiakut Erion Veliaj. Ata që ajo i quan të katërt që mbajnë peng vendin, këtë herë i ka akuzuar lidhur me përkujtimin e revoltës së burgut të Spaçit dhe të Qafës së Barit gjatë regjimit komunist.

Më konkretisht sot ishte presidenti Meta që kujtoi revoltën e Spaçit më 21-23 muaj 1973 dhe të Qafës së Barit më 22 maj 1984 duke theksuar se ajo që ndodhi atje theu mitin e paprekshmërisë së regjimit dhe se treguan se regjimet nuk janë të përjetshme.

Meta bëri lidhjen e këtyre revoltave edhe me protestat aktuale pas shkatërrimit të godinës së teatrit dhe sitë tillë Spaçi dhe Qafa e Barit janë frymëzim për ata që meritojnë lirinë.

Por ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që ka patur xhaxhanë e saj të burgosur politik ka sulmuar presidentin Meta në një status në Facebook. Topalli shprehet se ndjen trishtim kur shikon se përdoret për lojë politike. Sipas saj, tre apo katër politikanë kanë shuar pluralizmin dhe shpresën në Shqipëri.

“Isha e vogël, kur erdhën në shtëpi për të thirrur në degën e brendshme axhën.
Kishte vetëm 2 vite që kishte dalur nga burgu dhe jetonte me ne, se shtëpinë dhe çdo gjë ia kishin sekuestruar. Kishte hyrë në burg 34 vjeç dhe doli nga burgu 60 vjeç.
Ishin ditët e revoltës së Spaçit dhe ata mendonin se truri i saj mund të ishte Ejell Çoba.
Sot është dita e përkujtimit të kësaj revolte dhe unë përveç kujtimeve dhe dhimbjes për gladiadorët e Spaçit.. ndjej dhe trishtim kur shoh se ajo përdoret për lojën politike të ditës.
Ju që përdorni Spaçin jeni gjithë bashkë.. keni shkretuar vendin.. mbani peng një popull që vuan varfërinë .. që nuk sheh me shpresë .. Ju keni shuar pluralizmin … dhe vazhdoni të besoni se ju të katërt do vazhdoni të sundoni për gjatë. Në fakt nuk do jetë më kështu. 3-4 vetë në qeverisje dhe opozitë nuk mund të vdesin një popull. Boll me lojëra!”, shkruan Jozefina Topalli në Facebook.

Lexo edhe :  Nga 'vend i mesjetës' në një shtet të respektuar/ Rama kundër etiketimeve

Më herët presdidenti ilir Meta deklaroi: “Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.

Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm. Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.

Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë. Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale”.

TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË! KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA!LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET”./B.B/fjala.al

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV