Arta Dade: Erion Veliaj nuk është alternativë për Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arta Dade, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, është shprehur për herë të parë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për këtë qëndrim është vendimi i bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Dade e ka mbështetur më parë Veliajn pavarësisht kritikave drejtuar udhëheqjes së PS-së dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama, por sot në “A Show” në Syri Tv, ish-ministrja e Jashtme mbajti qëndrim tjetër. Ajo theksoi se Erion Veliaj nuk mund të jetë alternativë për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

“Nuk besoja se kjo do të ndodhte (shembja e godinës) duke patur një lloj besimi te kryetari i bashkisë sepse doja ta shihja si alternativë në PS. Përfundimisht me këtë që bëri nuk është alternativë por mbështetës i Edi Ramës. Besoja se Erioni nuk do i merrte përsipër të gjitha kusuret e Edi Ramës. Nuk ka se si një Teatër Kombëtar t’i përkasë bashkisë së një qyteti”, tha Dade.

“Është bërë një akt i paprecedent”, shtoi ish-deputetja e PS për shembjen e godinës së teatrit.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV