Trajneri i njohur italian, ish tekniku i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi foli së fundmi për rinisjen e Ligave kryesore europiane, dhe për kalendarin e ngjeshur. në një ndërhyrje live në”Tutti Convocati” (Të gjithë të grumbulluar) në Radio24, italo-shqiptari analizoi mundësitë e rinisjes.
“Nëse e largojmë veten nga situata e keqe psikologjike, mund tia dalim. Futbollistë janë atletë dhe kanë bërë stërvitje e janë ushqyer normalisht. Nuk është se dikush është i privilegjuar në krahasim me tjetrin. Flasim për njerëz që mund të mbajnë formën fizike. 12 ndeshje në pak kohë, e vështirë por jo e pamundur. Mund të jenë kushte që Serie A të nisë në 3 javë” tha De Biasi.
Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse disa skuadra janë të avantazhuara më shumë se të tjerët. “Lazio ishte më shumë në formë por nuk e di nëse do jetë e njëjta. Sidoqoftë, kur të nisë kampionati, shpresoj të shënjojë dhe një Itali që riniset si vend. të marrim shembull nga futbolli gjerman” tha De Biasi.