Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Roland Qafoku: Mosndryshimi i sistemit është kriminale, ja pse ka frikë opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Grupit Mediatik “FJALA”, Roland Qafoku ka komentuar zhvillimiet e fundit politike në vendin tonë, mbi temën më të diskutuar, atë të Reformës Zgjedhore.

Në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, Qafoku u shpreh se vendimi i të dyja palëve për mosndryshimin e sistemit zgjedhor është kriminale, pasi sipas tij listat e hapura janë ato që po prisnin qytetarët. Ai tha se për këtë ndryshim, duhej të ishte opozita që duhej të këmbëngulte më shumë, pasi listat e hapura janë themeli i demokracise.

“Të gjithë e kuptojnë se as Edi Rama dhe as Lulzim Basha nuk kanë dëshirë të ndryshojnë këtë sistem. Kjo tashmë nuk është thjesht një çështje që thjesht e pëlqejnë ata të dy dhe të tjerët duhet ta duartrokasin, kjo është një çështje që e kthen në kriminale këtë vendim për të mos e ndryshuar sistemin, që ne kishim vite që e prisnim dhe sidomos me këmbënguljen e opozitës, por që tashmë është bërë palë me qeverinë. Ne jemi lodhur me qeverisjen nga Partia Socialiste, pasi kjo është normale pasi ka 8 vjet në pushtet, por që të lodheshim kaq shumë dhe me opozitën, unë nuk gjej fjalë. Lisat e hapura janë pika kryesore, “thembra e Akilit”, themeli i demokracisë. Nëse ne vazhdojmë kështu, ne do jemi në regres.” – tha Roland Qafoku.

Më tej, pyetjes se pse ka frikë opozita për ndryshimin e sistemit zgjedhor, drejtori i Grupit Mediatik “FJALA”, Roland Qafoku tha se kjo ndodh për shkak se nëse hapen listat duhet të hapet partia  dhe me hapjen e partisë rrezikohet lidershipi.

“Te fjala opozitë, është tjetër gjë të themi pjesa e pakënaqur dhe tjetër gjë është të thuash Partia Demokratike. A kemi ne një frymë te PD? Ne në vitin 2004, të gjithë ishim të bindur që PS do iktë nga pushteti dhe të gjithë ishim të bindur që PD kishte një frymë që do kthehej në pushtet. Por sot a mund ta themi ne këtë gjë? Si mund ta krijonte Lulzim Basha dhe PD këtë frymë? Një nga bastet do ishte pikërisht demokracia dhe hapja e partisë dhe kjo është frika e PD që nëse bëhen listat e hapura duhet hapur partia, nëse hapet partia rrezikohet lidershipi dhe nëse rrezikohet lidershipi këtu ka problem të mëdha pastaj këtu nëse kjo nuk lejohet. Duhet të rikthehen figurat e rëndësishme të PD-së, të afrohen intelektualë dhe figura të rëndësishme në këtë opozitë. Sot nuk është më problemi i qeverisjes por ne tashmë po merremi me opozitën që nesër ajo do vijë në pushtet. Por si mund të vijë në pushtet kur nuk ka demokraci brenda asaj partie.” – tha drejtori i Grupit Mediatik “FJALA”, Roland Qafoku./E.B./Fjala.al

Të fundit

Asnjë para për Vettingun, Komisioneri Publik i drejtohet Kuvendit

Vetëm dy muaj nga kalimi i kompetencave të Komisionerit Publik te SPAK, vështirësitë në transferimin institucional dhe mungesa e...

Mandat i fuqishëm dhe i paprecedentë/Fituesit e humbësit ekonomikë pas triumfit të Trump

Ndërsa Donald Trump rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA-së, disa tregje reagojnë fuqishëm ndaj ndryshimit të politikave. Republikani është bërë politikani i parë që...

Bëhuni gati! Masat ajrore të ftohta përfshijnë vendin!

Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të...

Lajme të tjera

Web TV