Rudina Hajdari: Basha nuk kërkon ndryshimin, reformë vetëm për rotacion politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në ‘Top Talk’ në Top Channel ka qenë e ftuar deputetja Rudina Hajdari. Ajo u shpreh se opozita që ndodhet jashtë Parlamentit nuk dëshiron ndryshim në këtë vend.

Hajdari: “Tani është momenti për të bërë një reformë zgjedhore dhe është e vetmja opozitë jashtë parlamentare që nuk do ndryshimin në këtë vend. Po bën një reformë zgjedhore që i vjen thjesht përshtat një rotacioni politik, por absolutisht përshtat qytetarëve shqiptar që duan ndryshim rrënjësor në Shqipëri sepse zemërimi, dëshpërimi në këtë vend është rritur dita ditës sepse përballja me qeverinë e ka bërë këtë akoma më të vështirë. Ekonomia në vend po rrënohet, shoqëria e ka humbur shpresën dhe ne duhet të jemi një opozitë e cila do të eci përpara me një vizion të qartë për sa i përket ndryshimit. Sistemi nuk ndryshon çdo gjë por hedh një hap përpara drejt një Shqipërie më funksionale për sa i përket demokracisë në vend”.

Juve iu adresuat menjëherë Partisë Demokratike, pse? Sepse është edhe Partia Socialiste që mund t’ja adresoni të njejtën kërkesë.

“Për dy arsye, e para është kjo: Mazhoranca është në një pozicion që është komod është në pushtet, do vetëm të forcojë pushtetin dhe do të mbajë statuskuonë, pse duhet mazhoranca të ndryshojë sistemin kur është komod?! Mazhoranca nuk do ndryshim dhe unë nuk do të merrem me ta sa i përket ndryshimit të sistemi dhe nuk shikoj dritë jeshile nga ata. Por edhe në parim duhet të jetë opozita që e drejton këtë ndryshim dhe shkon drejt asaj gjëje që i duhet vendit, përndryshe opozita si do të rimëkëmbët si do jetë në gjendje të vijë në pushtet?!”

Të fundit

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV