A përfundon Reforma Zgjedhore në 31 maj? Përgjigjet Bylykbashi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Palët kanë vendosur që 31 maji të jetë afati i fundit i Reformës Zgjedhore. Por a do të realizohet ky afat? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në Grupin Mediatik “FJALA”, përfaqësuesi i PD-së në Reformën Zgjedhore ka folur për këtë.

 -Zoti Bylykbashi, ne po presim 31 majin që është deadline i Reformës Zgjedhore. Vërtet do ndodhë kjo?

-31 maji është një deadline që u vendos me kërkesën tonë si opozitë para rreth tre javësh, më datë 11 kur ne kërkuam që të rifillonte puna për Reformën Zgjedhore kështu që është një marrëveshje mes palëve për t’i dhënë drejtim sa më shpejt. Është diçka që nuk mund të zgjatet pafundësisht. Ka tre vjet që Reforma Zgjedhore për shkak të silurimeve të vazhdueshme nga mazhoranca është ndërprë, ka vazhduar, ka rifilluar punën sërish, dhe objektivi i opozitës së bashkuar është ta mbyllë me çdo kusht Reformën Zgjedhore.

-Jeni i bindur që në 31 maj kjo do mbyllet?

-Volumi i punës është shumë i madh. Deri në 31 maj, ajo që është e sigurt, opozita i ka bërë të gjitha propozimet e saj dhe angazhimi i saj në nivelin politik dhe në nivelin teknik do jetë maksimal që në këto pak ditë që kemi përpara, të kërkojmë kompromisin teknik por dhe politik për çështjet e rëndësishme që shtrohen për zgjidhje nga Reforma Zgjedhore. Janë çështje kardinale. /Fjala/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=7SNrGuIehM4

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV