Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi mendon ndryshe nga kryetari Lulzim Basha sa i përket realizimit të reformës zgjedhore dhe kohës se kur duhet të përmbyllet ajo. Edhe pse në shkrim kritikohet me emër Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në Këshillin Politik, qëndrimet e ish-deputetit të Shkodrës janë dukshëm në linjë të kundërt me Bashën.
“Reformat, ose duhet të bëhen të sakta, të plota dhe të njëmendta, ose nuk duhet të bëhen fare deri ditën që krijohen kushtet. Në qoftë se strukturat organizative të PS dhe aleatëve të saj, do të lihen edhe më tutje të lira të përdorin skemën piramidale të patronazhit dhe kujdestarisë ndaj qytetarëve të mbetur në Shqipëri, çfarëdo ndryshimi ligjor i sugjeruar nga OSBE-ODIHR është i pamjaftueshëm për të prodhuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shprehet Gurakuqi.
Romeo Gurakuqi është i bindur që kohë për realizimin e reformës zgjedhore ka edhe për tej 31 majit, afat i përcaktuar nga Lulzim Basha, por, sipas tij, mungon vullneti që kjo reformë të realizohet e plotë dhe e saktë.
Reagimi i plotë
Duke iu referuar intervistes se zotit Damian Gjiknuri, titullar i dosjes 184, kuptojme qe:
-Sistemi zgjedhor nuk ndryshon ndaj komunitetet dhe krahinat do te vazhdojne te jene edhe me tutje te paperfaqesuara ne organin me te nalte te pushtetit shtetnor;
-Rishperndarja e kolegjeve elektorale nuk do te behet;
– Ndarja territoriale dhe administrative nuk do te korigjohet. Disbalancat krahinore do te vijojne dhe diskriminimi i fshehte do te mbijetoje e perforcohet nen ligj.
-Emigrantet serish nuk do te kene te drejte per te votuar. Drejtuesit e sotem te atdheut, nuk deshirojne perzjerjen e tyre ne tipin e qeverisjes qe kane sajuar;
– Financimi i fushatave elektorale do te mbetet serish ne sferen informale;
– Sistemi i Patronazhit, qe ka ndertuar PS dhe aleatet e saj, per “komunikimin dashamires” para-elektoral me shtresen e popullsise qe pret shitjen votes, mbetet i pacenuar;
-Qeveria Tranzitore e Teknicieneve qe duhej te merrte nen kontroll administraten civile dhe organet ligjzbatuese, nuk duket se eshte pjese e negocimit.
Atehere cfare ka ndryshuar me vitin 2017?!
Reformat, ose duhet te behen te sakta, te plota dhe te njimendta, ose nuk duhet te behen fare deri diten qe krijohen kushtet. Ne qofte se strukturat organizative te PS dhe aleateve te saj, do te lihen edhe me tutje te lira te perdorin skemen piramidale te patronazhit dhe kujdestarise ndaj qytetareve te mbetur ne Shqiperi, cfaredo ndryshimi ligjor i sugjeruar nga OSBE ODHIR eshte i pamjaftueshem per te prodhuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Ambasadorja e SHBA, vendit aleat dhe mik te shqiptareve, eshte e lutur te rivleresoje me ekspertize te pershtatshme, rastin e procesit zgjedhor ne Shqipni, nevojat e korigjimeve thelbesore per nje perfaqesim te vertete e te drejtperdrejte, te komuniteteve, krahinave dhe kombit ne organin sovran.
Kohe ka edhe pertej dates 31 maj 2020, por vullneti per reformim te njimendte dhe real mungon.
s.k