Rregullat e “çmendura” për vajzat e familjes mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zbulimeve të një dite më parë mes marrëdhënies së dy kunatave, mediat britanike vijojnë t’i kushtojnë kryeartikujt, këtë herë sërish për veshjet, jo në dasmën mbretërore, por në eventet zyrtare.

Shpesh herë dukeshat kanë shkelur rregulloren strikte të pallatit mbretëror, edhe pse më shumë Meghan, që i ka besuar më shumë shijes së saj personale.

Së pari, në takimet zyrtare, dukeshat duhet të veshin patjetër geta poshtë fustanit apo kostumit. Në shumë raste asnjëra prej tyre nuk e ka respektuar këtë rregull raporton The Sun.

Fustanet e tyre në ceremoni zyrtare duhet të jenë të realizuar nga copa të rënda, ose të kapura në gju e poshtë ose në të kundërt do të mjaftojë pak erë për të shkaktuar një incident, siç ndodhi me Kate në dasmën mbretërore të princeshës Eugenia në 2018.

Në angazhimet zyrtare, sidomos në prani apo në krah të mbretëreshës, dukeshat duhet gjithnjë të mbajnë një kapele.

Princeshat e dukeshat, çdo femër anëtare e familjes mbretërore nuk mund t’i lyejnë thonjtë në asnjë ngjyrë tjetër përveç asaj nude. Për më tepër që vetë Mbretëresha është shprehur qartë se i urren thonjtë me ngjyrë. Dhe Meghan këtë rregull e ka shkelur vazhdimisht.

Një tjetër rregull ka të bëjë me çantën, ku dukeshave i ndalohet të mbajnë në çdo rast një çantë të madhe, por vetëm ato elegantet, klasiket.

Asnjë anëtare e familjes mbretërore nuk duhet të veshë këpucë me takë më të lartë se 10 cm, edhe për to ka një limit që duhet respektuar.

Në çdo event zyrtar, princeshat e dukeshat, qofshin me fustan apo kostum, duhet gjithnjë të vendosin një varëse, të cilat asnjërës nuk i mungojnë.

Lexo edhe :  E papritur në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja

As Meghan dhe as Kate, e mbretëresha kurrsesi, nuk mund të veshin rroba të rrudhosura, pavarësisht faktit se rrudhat mund të krijohen gjatë qëndrimit ulur në makinë.

Asnjëra prej tyre nuk duhet kurrsesi të mbajë në dorë xhaketën, xhupin apo pallton. Në ambjente të hapura, ato duhet të mbahen gjithnjë veshur.

Xhinset mes vajzave të familjes mbretërore, nuk mund të vishen kurrë në Angli, as në fundjavë. Ato mund të vishen vetëm në Skoci në çdo rast e në çdo ditë të javës. Kurrsesi flokët e tyre nuk duhet të jenë të ç’rregullt dhe të pakrehur.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV