Vrasja e George Floyd, ‘digjet’ Minneapolis në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata e dytë e protestave në qytetin Minneapolis, në shtetin e mes-perëndimit amerikan Minnesota, për vdekjen e një burri afrikano-amerikan që ishte kapur nga policia, u shndërrua në protesta të dhunshme.

Pamjet e drejtpërdrejta treguan forcat e policisë dhe zjarrfikësit tek një dyqan pjesësh për makina të cilit i ishte vënë zjarri. U njoftuan gjithashtu grabitje tek një dyqan ushqimesh dhe një supermarket të ndodhur aty pranë.

Zjarri ishte vendosur në rrugën përballë rajonit të policisë ku protestuesit ishin përleshur me forcat speciale të policisë një natë më parë. Ndërtesa dhe të paktën një makinë e patrullave të policisë u vandalizuan përpara se policia të shpërndante turmën duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zemërimi u nxit nga vdekja të hënën e George Floyd, i cili vdiq pasi u mor nën arrest me dyshimin e falsifikimit. Një video në celular tregoi Floyd-in e prangosur të mbajtur në tokë nga një oficer i bardhë që vendos gjurin mbi qafën e zotit Floyd. George Floyd dëgjohet ndërsa lutet në mënyrë të dëshpëruar për jetën e tij, duke i thënë oficerit, “Nuk mund të marr frymë”. Por, oficeri e mbajti Floyd-in të gozhduar për disa minuta pasi pushoi së lëvizuri.

Ai u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur.

Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, u bëri thirrje prokurorëve lokalë të mërkurën të paraqesin kallëzime penale kundër oficerit që u gjunjëzua mbi qafën e Floyd-it. “Pse njeriu që vrau Xhorxh Floidin nuk është në burg?”, tha kryetari Frey gjatë një konference lajmesh. “Nëse do ta kishit bërë juve apo unë, do të ishim tani pas hekurave”.

Oficeri dhe tre të tjerë të përfshirë në arrestimin e Floidit u shkarkuan të gjithë të hënën pasi u shfaq video e arrestimit. Incidenti është nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Hennepin, qarku ku ndodhet qyteti Minneapolis, si dhe nga FBI-ja, e cili do të përcaktojë nëse ishin shkelur të drejtat civile të Floyd-it.

Lexo edhe :  Paqja nuk zgjat!/ Pakistani sulmon Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit

Vdekja e së hënës u krahasua me atë të Eric Garnerit, një afrikano-amerikan në New York i cili vdiq në vitin 2014 pasi një oficer i bardhë ia shtrëngoi qafën me krah, ndërsa ai lutej për jetën e tij. Edhe Garner iu përgjërua oficerëve, duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Vdekja e Floyd-it vjen gjithashtu disa javë pasi tre persona u akuzuan për vrasjen me armë në shkurt në shtetin Georgia, të Ahmaud Arbery-it. Ai dyshohet se u vra nga një ish-polic i bardhë i kontesë Glynn dhe djali i tij, të cilët me sa duket e morën për hajdut, ndërsa ai ishte duke vrapuar. Ndaj tyre u ngritën akuza vetëm pasi u shfaq një video e të shtënave. Akuza janë ngritur edhe ndaj personit që ka xhiruar videon.

Presidenti Donald Trump njoftoi në Twitter se dëshironte që hetimi i FBI-së “të përshpejtohej” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen Floyd. Ish-Nënpresidenti Joe Biden, sfidanti i pritshëm demokrat i Presidentit Trump në zgjedhjet e këtij nëntori, tha se vdekja e Floyd-it ishte “pjesë e një cikli të rrënjosur dhe sistematik që ekziston ende në këtë vend.”/Voa

Të fundit

Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja…

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka refuzuar të japë një datë të mundshme për anëtarësimin e Shqipërisë në...

“Ha çdo ditë 12 vezë”, Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë

Në moshën 62-vjeçare, Tom Cruise nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje kur bëhet fjalë për skenat sfiduese të filmave të tij. Ylli i “Mission Impossible”...

Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar një sezon fantastik në aspektin sportiv, por ka probleme serioze personale. Ai është sërish në qendër...

A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë...

“Nga i lindur në internim, në Parlament”, gazetari Erald Kapri po fiton mandatin

Gazetari dhe studiuesi i njohur Erald Kapri, ka mundur të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku pritet të jetë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV