Koronavirusi është rikthyer sërish në Mat, ku bëhet me dije se kanë rezultuar pozitiv 6 persona.
Rastet e reja janë të gjithë kontaktet e një të moshuare të shtruar në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë. Këto persona jetojnë në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.
Bazuar në rastin e të moshuarës, ditën e djeshme janë marrë 10 tamponë për analiza nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitive raporton News 24. Të gjithë këta persona janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.
Ndërkohë vazhdon hetimi epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.k.t/Fjala.al/