Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik urdhrin e ri sa i përket heqjes së masave kufizuese të vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit. Edhe këtë fundjavë, në zonat e kuqe, do të vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese, njësoj siç ndodhi një fundjavë më parë.
Por duke filluar nga 1 qershori do të ketë lehtësim të plotë.
Palestrat, parqet, qendrat e internetit dhe shumë aktivitete të tjera do të mbeten të hapura, ndërkohë që personat që do të hyjnë në Shqipëri, nga 1 qershori, nuk do u kërkohet që vetëkrantinohen për 14 ditë.
Ndërsa sa i përket klubeve të natës, kinemave dhe pishinave do të qëndrojnë të mbyllura.