“Zgjedhorja”/ Ambasadorja Kim: Kanë mbetur 2-3 çështje, të punohet në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka përshëndetur dhe takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane deklaron se sot u arrit më shumë progres, por kanë mbetur ende dhe 2-3 çështje pa u dakordësuar. Sipas saj palët duhet të punojnë dhe në fundjavë për ta përfunduar reformën brenda 31-majit.

Më tej, ambasadorja Yuri Kim shton se përkufizimi i negociatave është se jo të gjithë do të marrin atë që duan.

Postimi i plotë:

“Më shumë progres i arritur sot, 2-3 çështje kanë mbetur ende. Partitë duhet të punojnë dhe gjatë fundjavës për të arritur marrëveshjen brenda 31 majit, ashtu siç kanë pranuar. Jo të gjithë do të marrin atë që duan, ky është përkufizimi i negociatave. Jeni shumë pranë, nuk ka kohë për të pushuar. Mos i zhgënjeni shqiptarët”, shkruan ambasadorja amerikane./E.B./Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV