Karantina i bëri mirë, Mavraj “on top” dhe tani e pret futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj u kthye në një problem të madh në muajin Shkurt për skuadrën e Greuther Furth, për shkak të dëmtimit që pësoi, por koha e karantinës duket se i ka bërë mirë. Futbollisti i formacionit gjerman, do të rikthehet në ndeshjet zyrtare në fillim të qershorit.

Kohën e izolimit ai e ka shfrytëzuar për të rikuperuar formën fizike dhe tani problemet janë lënë pas. Edhe pse Mavraj kreu të gjitha ritualet e mundshme gjatë muajit të Ramazanit, duke përfshirë dhe agjerimin, stërvitja e tij nuk është cënuar, dhe lojtari i cili nuk e sheh fushën prej shkurtit, tani konfirmon se është në dispozicion të trajnerit.

“Do të rikthehem shumë shpejt në 100% dhe do të ndihmoj Greuther Furth” tha Mavraj. Mbrojtësi nga Kosova që gëzon edhe nënshtetësi gjermane, braktisi Ingolstadt në verë për tu rikthyer te Greuther Furth, aty ku tifozët e duan shumë.

Mbetet për tu parë ndërkohë përfshirja e mbrojtësit në kombëtaren shqiptare, pasi duket se trajneri Reja e ka 33 vjeçarin jashtë orbitës, dhe tani mbrojtjen e kuqezinjve e mendon pa një lojtar si Mavraj, që për shumë fushata eliminatore, mbajti peshën e liderit.

Të fundit

Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me...

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto...

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa,...

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara”/Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

Shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët. Lajmin e bën të ditur Ministrja e...

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali

Një meteor besohet se është parë nga banorët në të gjithë Portugalinë dhe në Spanjë mbrëmjen e së shtunës, një fenomen i kapur në...

Lajme të tjera

Web TV