“Falcon 9” mbërrin në Stacionin Hapësinor me dy astronautët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy astronautët e NASA-s dhe SpaseX kanë mbërritur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar si pjesë e misionit historik.

Astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken arritën në destinacion pas një udhëtimi 19 orësh që filloi nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Kjo është hera e parë që kompania private hapësinore e krijuar nga Elon Musk dërgon njerëz në hapësirë po ashtu hera e parë që astronautët janë nisur për në hapësirë nga toka amerikane që nga përfundimi i programit Space Shuttle në vitin 2011.

Stacioni Hapësinor do të shërbejë si shtëpi për dy astronautët amerikanë gjatë muajve të ardhshëm, gjatë së cilës periudhë do të kryhen testime të tjera mbi kapsulën Crew Dragon që i çoi ata atje.

Qëllimi i këtij misioni është të demonstrojë aftësinë e SpaceX për të bartur astronautët në hapësirë dhe për t’i kthyer mbrapsht në tokë./r.g/fjala.al

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV