Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, e cila gjithashtu dha lajmin e mirë se dy persona janë shëruar.
Rastet e reja janë kontakte të personave të konfirmuar më herët; komuna e Vushtrrisë ka regjistruar 10 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe Prishtina një rast.
Ndërkohë qeveria e Kosovës ka bërë me dije se të ketë lehtësim të madh të masave, e cila parashikon se do të hapen kufijtë, çerdhet, baret dhe restorantet./r.g/fjala.al