Kur ndizte qirinj me gjyshen… babai bën postimin prekës për vdekjen e Dorianit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorian Tahirllari u nda nga jeta sot në moshën 18 vjeçare pas një beteje me tumorin. Ish-futbollisti i moshave te Skënderbeu nuk e fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, ndonëse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale.

Babai i tij, Landi Tahirllari ka gjetur forcën për të falenderuar të gjithë atë persona që e ndihmuan që djali të merrte mjekim më të specializuar jashtë vendit.

“Me hidhërim të madh njoftoj humbjen e djalit tim të vetëm, Dorianit. Me këtë postim dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan për shërimin e Dorit, por që fati e desh që biri të humbte betejën me sëmundjen. Falenderoj shoqërinë e djalit, falenderoj miqtë e mi, një falenderim i shkon bashkëfshatarëve të mi në Dvoran, të cilët më ndihmuan dhe sot më nderuan në këtë hidhërim të thellë. Falenderoj stafin pedagogjik të shkollës “Isuf Dalipi” dhe nxënësit e saj”, shkruan babai i djalit.

Në profilin e tij ka publikuar edhe foto të Dorianit teksa ndizte qirinj me gjyshen e tij vetëm pak muaj më parë.

Të fundit

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Sa mandate merr PS në qarkun Tiranë? Blendi Gonxhe: Do të ishim të kënaqur nëse…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tregoi...

“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në...

Albin Kurti nuk formon dot qeverinë, Kosova rrezikon fondet e BE dhe reformat

Të martën do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kreun dhe kryesinë e re të këtij institucioni....

Lajme të tjera

Web TV