Barcelona nuk heq dorë nga Martinez, ja si do i sigurojë 111 mln euro për zikaltërin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona vazhdon të këmbëngul për transferimin e Lautaro Martinez nga zikaltërit në Katalanjë. Ata janë të gatshëm të paguajnë shifrën prej 111 milionë euro në mënyrë që të marrin lojtarin e Interit, të cilët nuk janë të detyruar të shesin, pasi për momentin kanë një buxhet të shëndetshëm.

Conte nuk do që Martinez të largohet, por nga ana tjetër Barça nuk dorëzohet me drejtuesit e klubit që dëshirojnë t’i bëjnë një dhuratë yllit të tyre, Lionel Messit.

Rifillimi i sezonit në La Liga, i jep mundësi Barcelonës të përfitoj shuma të konsiderueshme nga sponsorët, para të cilat do të përdoren për të transferuar në “Camp Nou”, Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër blaugranët janë të detyruar edhe të shesin, për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play financiar”, për këtë arsye prej kohësh kërkojnë të gjejnë një blerës të ri për Coutinhon, por dhe për Semedo.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV