Del kalendari i La Ligës, ja kur do luhet ndeshja e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

La Liga e ka vendosur tashmë rikthimin në fushë dhe ka bërë gati edhe kalendarin e ndeshjeve. Takimi i parë në kampionatin kryesor të futbollit spanjoll do të luhet më 11 qershor dhe është derbi Sevilla-Betis, i cili do të luhet në orën 22:00.

Ndërsa ndeshjet e tjera të javës  së 28-të të La Liga do të luhen të shpërndara në katër ditë. Barcelona do të luaj më 13 qershor kundër Mallorca, ndërsa Real Madrid që pret në shtëpi Eibar një ditë më pas.

La Liga vendosi këtë kalendar pasi mori dritën jeshile nga qeveria spanjolle për rikthimin e futbollit. Ndërsa siç është thënë sfidat do të luhen pa tifozë, ndërsa është parashikuar një tur i vërtetë force.

Kampionati kryesor i futbollit spanjoll do të ketë ndeshje për 39 ditë me radhë, ndërsa skuadrat duhet të luajnë çdo 72 orë deri në mbylljen e këtij sezoni. Ditën e sotme ekipet i janë kthyer normalitetit në seancat stërvitore, ku përveç zbatimit të protokollit në dhomat e zhveshjes, futbollistët janë përgatitur njësoj si përpara pandemisë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV