Mustafa Nano flet mirë për Lulzim Bashën: Është njeri normal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryetarit të PD Lulzim Basha është analisti i njohur Mustafa Nano. Por i ftuar në emsionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Grupin Mediatik “FJALA” Nano ka portretizuar me disa cilësi pozitive liderin demokrat.  E megjithatë ai nuk e la pa shigjetur dhe duke deklaruar se defekti më i madh i Bashës është mungesa e personalitetit.

 

-Çfarë lloj lideri i opozitës është zoti Basha?

-Basha ka cilësi të mira. Ka një cilësi që s’e kanë këta të tjerët. Duket si normal. Unë e quaj cilësi këtë. Këtë dikush mund ta shohë dhe si dobësi sepse kjo lidhet me karizmën e munguar por unë e shoh si pozitiv, duket njeri normal, duket si komshia jot. Nuk ka karizmën që ka pasur Berisha. Është diskret në stilin e jetës. Është I rezervuar, është familjar. Këto janë tipare që nuk thonë ndonjë gjë të madhe sepse këto kompesohen nga një fakt tjetër, që është mungesa e personalitetit. Basha është I vetmi politikan shqiptar I këtyre viteve që është pa personalitet. Ti merr dhe Erion Velinë që po punon me Ramën, që e ka bossin e vet atë kryeministrin, por unë mbaj mend që ai në moshën 22-23 vjeç ka mbledhur ca njerëz. Për të inspiruar nuk e di por aspironte të paktën. Ndërsa Basha nuk ka as guximin t’I thotë atij tjetrit, “dëgjo ti je mentori im në politikë por të lutem më krijo mundësinë të tregoj veten”. Unë pres që ai ta demostrojë këtë gjë, nëse ai nuk e demostron… Personaliteti është i rëndësishëm sidomos në politikë./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=7xpzJzuY1aU

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV